Ferizaj në listën e 175 vendeve botërore me aktivitete për Ditën e Paqes

Ferizaj

Ferizaj në listën e 175 vendeve botërore me aktivitete për Ditën e Paqes

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 20:39
Ferizaj

Qendra për Edukim, Motivim, Karrierë dhe Sukses ‘Identiteti’, për të katërtën herë ka organizuar Festivalin e Paqes – Peace Fest me qëllim të promovimit të paqes në Ditën Botërore të Paqes.

Sivjet ky aktivitet e ka vendosur Ferizajn dhe Kosovën në listën botërore të vendeve që organizojnë aktivitete për Ditën e Paqes.

“Fal angazhimit të aktivistëve të QEMKS ID dhe një prej themeluesve të Festivalit të Paqes, sivjet ky aktivitet ka marrë jehonë ndërkombëtare ndër aktivist të paqes. Këtë vit, edhe Republika e Kosovës, respektivisht qyteti i Ferizajt me organizatën joqeveritare, Qendra për Edukim, Motivim, Karrierë dhe Sukses-Identiteti(QEMKS-ID) organizon edicionin e IV të Festivalit të Paqes me llojllojshmëri të aktiviteteve që simbolizojnë paqen, dashurinë dhe solidaritetin mes njerëzve. Qëllimi i këtij festivali është promovimi i paqes në shoqërinë kosovare. Edicioni i katërt do të zhvillohet të mërkurën me 21 Shtator 2016 në Qendrën e Kulturës duke nisur prej orës 17:00. Hyrja e hapur për të gjithë”, thuhet në një komunikatë të Qendrës për Edukim, Motivim, Karrierë dhe Sukses ‘Identiteti’.

Me këtë event qyteti i Ferizajt tani më është listuar në Global Feast for Peace: Cities, në mesin e 175 vendeve në mbarë botën.

Anëtari i bordit të organizatës QEMKS-ID,  dhe një prej themeluesve të Festivalit të Paqes, Lulzim Hasani ka thënë ndjehen të priveligjuar që kanë arritur që Festivali i Paqes të festohet edhe në Kosovë, më konkretisht në Ferizaj. Po ashtu, edhe qyteti i Ferizajt është listuar në mesin e shumë vendeve të botës që do të mbahet festivali i Paqes.

" Këtë vit është edicioni i IV. Të gjithë jeni të mirëseardhur në eventin që do të mbahet me 21 shtator në ora 17:00 në Qendrën e Kulturës në Ferizaj" vazhdoi më tutje Lulzim Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat