PDK-Svarqës: Kryetar mos puno kundër bizneseve

Ferizaj

PDK-Svarqës: Kryetar mos puno kundër bizneseve

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 13:38
Partia Demokratike e Kosovës-Ferizaj

(E plotësuar) - Kryetarit të Ferizajt, Muahrrem Svarqa i është bërë thirrje nga Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj, për të reflektuar ndaj kërkesave të qytetarëve dhe banorëve të Ferizaj, e me fokus të veçantë bizneseve në rrugën “Driton Islami”.

“Kryetar mos puno kundër bizneseve”, ishte titulli i temës së konferencës së thirrur për media nga PDK, për t’i bërë thirrje kryetarit që të marrë parasysh shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve.

PDK tregoi për projektin i cili ishte bërë në vitin 2013, për rrugën “Rexhep Bislimi” dhe rrugën “Driton Islami”, ku edhe atëherë ishte kërkuar nga banorët dhe bizneset gjatë projektimit, e që sipas Selim Marevcit nga Dega e PDK-së në Ferizaj, kjo kërkesë u pranua.

Marevci tha se PDK në Ferizaj është bërë zëri i vetëm i qytetarëve dhe padrejtësive të përditshme që iu bëhen nga ana e pushtetit aktual të udhëhequr nga Muharrem Svarqa.

Por veç kësaj, ata thonë se nuk po arrijnë ta kuptojnë kryetarin përse nuk po i merr parasysh kërkesat e qytetarëve.

Marevci: PDK zëri i vetëm i qytetarëve në Ferizaj

“Fatkeqësisht jemi bërë zëri i vetëm i qytetarëve ndaj padrejtësive të përditshme nga ana e këtij pushteti të udhëhequr nga kryetari Muharrem Svarqa që po iu bëhen qytetarëve dhe bizneseve të cilat ishin promotor i zhvillimit ekonomik të Ferizajt...Është më shqetësuese dhe nuk po arrimë ta kuptojmë këtë kryetar përse asnjëherë nuk po i merr për bazë kërkesat e qytetareve dhe bizneseve, edhe pse këto kërkesa janë pranuar nga ish kryetari Aliu, për heqjen e barrierave ne mes të rrugës që me të drejt bizneset theksojnë që kjo ndarje më pengesa ne mes të rrugës i dëmton jashtëzakonisht”, tha Marevci.

Ai shtoi se kryetari Svarqa ka kontaktuar kompani për të vendosur barrierat, e ku pas dy muajve “kinse” për interes të bizneseve t’i heq këto barriera të cilat me ngulm dëshiron t’i vendos, e ku sipas tij, kjo do ta dëmtojë edhe buxhetin e shtetit.

Megjithatë, Marevci theksoi që të kujtohet të paktën për një punë të mirë që ka bërë për qytetarët.

Marevci: Svarqa një herë të vetme të reflektoj ndaj kërkesave të qytetarëve

“Ne i bëjmë apel kryetarit Muharrem Sfarqa që një herë të vetme të reflektoje ndaj kërkesave të qytetarëve, me theks të veçantë ndaj këtyre banorëve të kësaj rruge dhe të iu përgjigjet kërkesave të tyre, në mënyrë që ky vit i fundit që i ka mbet si kryetar i Ferizajt, të kujtohet së paku për një punë të mirë që ka bërë për këtë qytet. Ne kërkojmë qytetarëve të Ferizajt të jeni durimtar për pakë kohë sa iu ka mbetur këtij pushteti në ikje, se qeverisja e artë që kishin nga viti 2007 deri në 2013 do iu kthehet shumë më shpejt së sa kanë menduar”, shtoi Marevci.

Arsyeje e këmbënguljes së kryetarit, Muharrem Svarqa që të vendos barrierat nuk po e kuptojnë dega e PDK-së në Ferizaj, por thonë se kjo është një lojë politike.

Marevci: Nuk dimë arsyeje e këmbënguljes së vendosjes së barrierave

“Arsyen pse po këmbëngul me i vendos barrierat nuk e di, ndoshta ka diçka më shumë këtu, ka kontraktuar ndoshta ndonjë kompani që të vendos barrierat, mirëpo, do të jetë i detyruar t’i heq prapë ato, por është një lojë politike”, shtoi ai.

Ai veç kërkesës së kryetarit që të reflektojë ndaj kërkesave të banorëve, ka kërkuar edhe nga qytetarët e Ferizajt që të jenë durimtar edhe për pak kohë, siç theksoi Marevci nga koha që iu ka mbetu pushtetit në ikje./SH.Ahmeti/

PDK: Svarqa po dëmton bizneset me barriera në mes të rrugës

Partia Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka shprehur shqetësimin e banorëve e me fokus të madh atë të bizneseve e që janë numër i madh në rrugën “Driton Islami”.

Selim Marevci nga Dega e PDK-në Ferizaj tha se PDK në Ferizaj është bërë zëri i vetëm i qytetarëve ndaj padrejtësive të përditshme nga ana e pushtetit aktual të udhëhequr nga Muharrem Svarqa.

 “Është më shqetësuese dhe nuk po arrimë ta kuptojmë ketë kryetar përse asnjëherë nuk po i merr për bazë kërkesat e qytetarëve dhe bizneseve, edhe pse këto kërkesa janë pranuar nga ish-kryetari Ali për heqjen e barrierave në mes të rrugës që me të drejtë bizneset theksojnë që kjo ndarje me pengesa në mes të rrugës i dëmton jashtëzakonisht", tha Mareci.

PDK e Ferizaj bëri thirrje kryetarit që të paktën një herë të vetme të reflektojë ndaj kërkesave të qytetarëve me theks të veçantë ndaj banorëve të rrugës "Driton Islami" dhe “Rexhep Bislimi”, dhe të iu përgjigjet kërkesave të banorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat