Digjet ferma në Prelez të Ferizajt

Ferizaj

Digjet ferma në Prelez të Ferizajt

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 16:16
Ilustrim

Këtë të shtunë rreth orës 11:30, ka marrë flakë një fermë në fshatin Prelez të Muhaxherëve   të Ferizajt.

Zjarri ka përfshirë  depon e ruajtjes së ushqimit e ku janë dhe dëmtuar edhe makineri të punës.

Rastin e ka konfirmuar edhe togeri i policisë Agim Gashi i cili tha se gjatë këtij zjarri nuk ka dëme në  njerëz  ndërsa  shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, përderisa policia  është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Nga Brigada e Zjarrfikësve bëhet e ditur se gjatë intervenimit  në shuarjen e zjarrit  plagë të lehta ka marr  shefi i ndërrimit të zjarrfikësve  i cili pas ndihmës në emergjencën e spitali është kthyer në vendin e ngjarjes, shkruan ferizajpress.com

Edhe pse deri në këto moment ende nuk është shuar zjarri, ai ka arritur të lokalizohet dhe është nën kontroll të ekipeve të zjarrfikësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat