Një shtëpi kaplohet nga zjarri

Ferizaj

Një shtëpi kaplohet nga zjarri

Më: 31 maj 2016 Në ora: 15:30
ilustrim

Policia e Kosovës raporton se një shtëpi në Ferizaj është kapluar nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Naim Beka’ gjatë ditës së djeshme, në orët e pasdites.

Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është informuar KEDS-i, ndërsa zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar, kurse shkaku i zjarrit dyshohet që është rrjeti elektrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat