Me këtë rast zyrtarë të kësaj partie thanë se qeverisja e re do të bëjë investime që gjenerojnë vende të reja pune, por jo në asfalt që mbetet i zbrazur.
“Këta politikanë që mbyllin perspektivën për qytetarë nuk mund të hapin vende të reja të punës. Këta investimin dhe investitorin së pari e shohin si përqindje pastaj si investim.
PANqeveria që ndjek prokurorin nga shteti nuk mund të sigurojë investime për vendin. Pa drejtësi e siguri nuk mund të ketë zhvillim e punësim, andaj me qeverisjen e re, siguria e ligji, zhvillimi e barazia do të jetë rruga e vetme për ta nxjerrë republikën nga kjo ngrehinë.
Sot, në Ferizaj, qytetarët e bashkuar treguan se Kosova po ndryshon, një herë si vendosmëri, sikur sot, pastaj edhe në protestë e zgjedhje të reja”, shkruan Vetëvendosje në një status në Facebook.