Loxha u çlirua pjesërisht, Zemaj pritet triumfalisht - Bota Sot
Loxha u çlirua pjesërisht, Zemaj pritet triumfalisht

Fejtone

E premte, 21 shtator 2018

Loxha u çlirua pjesërisht, Zemaj pritet triumfalisht

Nazif Ramabaja Nga Nazif Ramabaja Më 8 korrik 2018 Në ora: 11:01
Beteja e Loxhës

Kam tentuar të hyjë në banjo pasi dera ishte e hapur dhe jam gjunjëzuar, pas pak ka ekpoduar bomba dhe e kam pa veten se jam në jetë. Duke mos besuar kam shikuar më vonë në antiplumbin, të cilin e kisha veshur në trup, ishte bërë krejt sikurse shoshë e me vrima nga saçmet, të cilat në asi lloj tipi të bombave të dorës ka më se 3000 saçme. Pas këtij momenti e kam dashur shumë atë antiplumb dhe se kam hequr asnjëherë kur kam shkuar në vizita nëpër shtabet rajonale sepse ma kishte shpëtuar jetën.

Vrasja e dy oficerëve

Nga eksplodimi është bërë tym e pluhur kemi pritur derisa është vërejtur pak, disa sekonda dhe prapë i kam thënë ushtarit që ta tërheqim Enverin. Në atë moment na është hedhë eksplozivi TNT në formë të kutisë së çibritit me fitil të shkurtë të ndezur, i cili fitil pastaj aktivizon kapsulën iniciale detonuese nr.8. Atëherë e kam diktuar se këtu bëhet fjalë për njësi speciale serbe dhe kam bërtitur sa kam mundur, në ushtarin që të dalim jashtë se mbaruam. Fal zotit dhe gjindshmërisë në sekonda kem dal jashtë e kem liruar korridorin dhe në momentin e detonimit të eksplozivit jem gjetur jashtë në të dy anët e derës hyrëse, por pas nesh ka dalur e shkatërruar dera hyrëse e cila ishte dykrahëshe. Kështu jem tërhequr duke e mbrojtur njëri tjetrin deri te këndi, çoshi i shtëpisë dhe kemi vërejtur një oficer policie në misër (kallamboq) duke ardhur nga drejtimi i Gorazhdecit me një grup paramilitarësh dhe policësh serb.

Kam angazhuar varësin tim Esat Ademaj, nëpërmes usharit kurir, i cili më shoqëronte, që ta bën bartjen e Farukut në spitalin ushtarak për dhënien e ndihmës dhe ti raportojë komandantit Tahir Zemaj për gjendjen dhe zhvillimin e operacioneve luftarake në Loxhë me kërkesën e parashtruar për nevojën e përforcimeve shtesë dhe nevojën për ta ndihmuar njësitin intervenues dhe banorët e Loxhës, i cili ishte i përfshirë  në luftë frontale dhe me sukses kishin zmbrapsur forcat policore-ushtarake dhe paramilitaro-mercenare serbe, por ende jo i rimarrur plotësisht.

Kam hapur zjarr nga çoshi, streha e shtëpisë në dritaret e katit të dytë me ndërprerje për t’ju bërë kamuflazhi forcave serbe se në oborr ka shumë ushtar, mirëpo faktikisht isha i vetëm, kam vërejt se nga drejtimi i Gorazhdecit në largësi gati 100 metra janë duke ju afruar shtëpisë paramilitarët serb dhe një oficer vet i dyti duke biseduar me mjetin ndërlidhës motorol.

Isha i mendimit se si të veproj të hapi zjarr apo të pres, vendosa të pres deri sa të afrohet afër dhe kur ka ardhur në distancë afër 50 metra nga qoshku i shtëpisë e kam vu në shënjestër dhe kam hapur zjarr. Oficeri është shtrirë për toke menjëherë dhe ka filluar të gjëmoj, mirëpo përcjellësi i tij e kishte marr pozicionin shtrirës dhe hapte zjarr pa ndërprerë, për një moment e kam identifikuar se prej cilit pozicion është duke gjuajtur dhe kam vërejtur cakun e plumbave, që ishte duke e goditur stallën, e cila ishte 10 metra afër shtëpisë.

Pas identifikimit të vendndodhjes së pjesëtarit të policisë serbe kam hapur zjarr dhe kam shkrepur afër 30 fishek me ndërprerje kohë pas kohe. Kam pritur, dhe e vërejta se është duke shkuar zhagas përpara, por jo i sigurt, atëherë e kuptova se është qëlluar dhe është i plagosur. Kam bërë shënjestër prapë dhe e kam qëlluar për vdekje, kisha aq kënaqësi të madhe se pa kaluar as 5 minuta ju revanshova armikut për plagosjen e Faruk Xhemajlit dhe humbjen e Enver Alajt dhe nxora hakun në favor tonin tani më ishin dy oficer polic serb të vrarë.

Vramë shumë serbë

Jam nisur për ta kaluar rrugën dhe ishim duke shkuar në drejtim të fshatit për të kërkuar ndihmë për tërheqjen e Enverit, por në momentin kur jam afruar rrugës kam vërejtur se një kombibus me ngjyrë të kuqe ishte duke ardhur prej Gorazhdecit dhe shumë afër shtëpisë ku ishin zhvilluar luftimet. Ardhja e paramilitarëve serb me kombibus kishte dy qëllime sipas meje: Supozimi i parë ishte se ato forca kishin ardhur si përforcime dhe ndihmë banorëve serbo-malazez, të cilët banonin në ato shtëpi, apo supozimi i dytë ishte se gjatë sulmit të paramilitarëve serbë, të cilët vëreheshin nëpër fusha nga qendra e fshatit, dhe ne kishim angazhuar nga ana e majtë njësitin për parandalimin e sulmeve nga ajo anë pas shtrirjes së kontrollit të qendrës së fshatit nga njësiti për intervenime të shpejta.

Pas arritjes së kombibusit në afërsi paralel me shtëpinë serbe jam përqendruar dhe përgatitur për të hapur zjarrë, pasi isha afër rrugës 2-3 m, kam pritur derisa kombi ka kaluar afër meje dhe kur është larguar diku 10 m, kam hapur zjarr në anën e pasme të tij dhe kam harxhuar një karikator pa e ndërprerë fare zjarrin, e kam vërejtur se kombibusi herë shkonte në të majtë e herë në të djathtë, por u zhduk nga këndëvrojtimi im në drejtim të Pejës. Këtu kanë mbetur shumë të vrarë dhe të plagosur.

Ky ishte gëzimi im i dytë se suksesi ynë shumë e më shumë shtohej dhe se forcat serbe ishin në ikje e sipër nga fshati Loxhë, por luftimet s’kishin mbaruar ende, ndihesha shumë i lodhur dhe i rraskapitur edhe pak dhimbje në kofshën e djathtë pas detonimit në shtëpinë bunker. Këtu filluan të më shfaqen shenjat e dehidrimit të trupit, por se mora me aq me seriozitet.

Hareja për mbërritjen e Tahir Zemajt

I identifikova oficerët polic serb të vrarë, njëri ishte Sërgjan Peroci e tjetri Radullovic Mirko, ia huazova (mora) radiolidhjet, motorolat, bombat e dorës, pushkët automatike. Në këtë më ndihmoi ushtari i ardhur vullnetar nga Duboviku, Xhavit Thaçi. Më pas e kalova aksin rrugor në drejtim të shkollës së fshatit kisha për objektiv tërheqjen e Enver Alajt dhe paraqitej nevoja për forca dhe individë të freskët. Duke shkuar në drejtim të qendrës së fshatit u ndien britmat dhe gëzimi i madh se ka ardhur Tahir Zemaj me ushtarë nga Prapaqani.

Komandanti i brigadës 134-të Tahir Zemaj me ushtarakët Lumni Surdulli, Fadil Hadergjonaj, Bajram Stojkaj, Farush Thaçi, Shaban Draga, Sali Çekaj, Rrustem Bruçi, tri batalionet e kësaj brigade me komandantin e tyre kishin mbërritur në Loxhë.

Isha tejet i impresionuar kur u takova me Tahirin duke mu drejtuar ku t’kom o Nazif Ramabaja, a e largove shk... nga Loxha?

Në këtë takim i kam raportuar për humbjet tona dhe suksesin e zmbrapsjes së armikut dhe dëmet që ju kemi shkaktuar forcave policore-ushtarake dhe paramilitaro-mercenare serbe me theks të veçantë për kujdesje shtesë sepse në njërën shtëpi serbo-malazeze, e cila gjendej afër aksit rrugor Pej-Loxhë Lugmire në brendësi të Gorazhdecit duhet pasur kujdes të veçantë, për shkak të prezencës së forcave speciale serbe dhe snajperistëve, forca të  ardhura nga Nishi i Serbisë dhe se terreni nga ajo shtëpi në drejtim të Pejës dhe Gorazhdecit s´është pastruar ende, Loxha u mbrojt sot dhe u rimor pas pushtimit nga armiku, por jo në tërësi.

Në largësi 1.5 km vija ajrore nga vija e frontit në drejtim të Pejës një tank serb t-54 dhe një polic i vrarë afër tankut. Tanku ka mbet dy ditë i palëvizshëm dhe një ushtar ka shkuar dhe ia ka marrë armën policit.

Deri në atë kohë kishim shti nën kontroll qendrën e fshatit deri te shtëpitë serbo-malazeze në afërsi të shkollës. / Vijon

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test