Ekskluzive: Si u fitua beteja e Loxhës, si u asgjësuan trupat serbe!

Fejtone

Ekskluzive: Si u fitua beteja e Loxhës, si u asgjësuan trupat serbe!

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 4 korrik 2018 Në ora: 14:21
Tahir Zemaj gjatë kohes së luftës

Të flasësh për betejën e Loxhës nuk do të ishte privilegj, por obligim dhe përgjegjësi morale për ne protagonistët kryesor të kësaj beteje, ne kem vepruar dhe fol qysh atëherë, pas dhe tash me forcën e argumenteve dhe fakteve të cilat s´mund të mohohen as sot e as pas 500 viteve, sepse këto shkrime bëhen duke i konsultuar ditarët luftarak, dhe gjithë arkivin përcjellës të këtyre protagonistëve, e jo sikurse ata të cilët flasin, e që pjesëmarrja e tyre është e kontestueshme ose e bëjnë duke dëgjuar tregimet e të tjerëve, por jo nga goja e protagonistëve dhe as e pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë në këtë betejë, apo rrëfimet i bëjnë siç thonë, po flitet se…, e të gjitha këto rrëfime bëhen madje në një distancë kohore pas 15 vitesh. Shtrohet pyetja ku ishin deri tash dhe pse s´folën më herët, këta ‘rishkrues’ të historisë.

E vërteta është vetëm një

Pavarësisht këtyre tendencave deri më tash është thënë dhe shkruar mjaft për këtë betejë, por s´është e tepërt kurrë për ta bërë një rekapitullim të gjithë asaj se çka është thënë dhe për ta plotësuar, me atë se çka ka mbetur pa u thënë, për ta bërë të qartë dhe për të mos i lënë vend manipulimeve, tentimeve për përvetësime të meritave të tjetërkujt, siç është duke u bërë me betejën e Loxhës.

E kam thënë edhe më parë se do ti bëj të njohura disa detaje, sepse këto do ti mbeten kohës së afërt, historianëve dhe institucioneve të mirëfillta që të bëjnë një analizë kritike dhe gjithëpërfshirëse për të ardhur deri tek ajo, e cila quhet e vërteta, e cila është një dhe vetëm një.

Botërisht dihet se Loxha është i pari dhe i vetmi fshat në Kosovë, i çliruar në të njëjtën ditë kur edhe u pushtua nga soldateska serbe.

Për opinionin tanimë është e ditur se provokimet para se të fillonte beteja e Loxhës, kishin filluar gjatë vizitës që ditë më parë, i kishte bërë kryeçetniku Vojsllav Shesheli fshatit Gorazhdec në çerdhen e nacionalshovinizmit dhe fashizmit serb, dhe vënia e punktit policor të Loxhës, vendit kontrollues ku policia serbe bënte patrullime, bastisje dhe keqtrajtime.

Më 14 dhjetor të vitit 1995 ishte shkruar programi nga kryetari i Drejtoratit Qendror Atdhetar të Partisë Radikale serbe, kryeçetniku Vojsllav Shesheli, i cili ishte shpallur kriminel lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, dhe zëvendëskryetari i partisë Radikale serbe çetniku Tomisllav Nikoliçi, tani kryetar aktual i Serbisë.

Kompleksiteti i luftës

Është i ditur fakti se gjatë luftës merret peng arkitekti i pavarësisë së Kosovës kryetari Dr. Ibrahim Rugova dhe familja e tij, ndërsa atë e dërgojnë dhunshëm në Beograd për ta dhënë lajmin në media serbe se gjëja: “Rugova po kërkon ndërprerjen e bombardimeve të aleancës veri-atlantike NATO-s, mbi Serbinë”, një propagandë me të cilën ushqeheshin mas mediat serbe dhe kundërshtarët politik të Dr. Ibrahim Rugovës.

Mjetet e informimit të brendshëm, e posaçërisht tw atij ndërkombëtar i dhanë një publicitet të rëndësishëm kësaj ngjarje dhe bëhej çmos që të dihet e vërteta e pengmarrjes së presidentit Rugova, atëbotë isha në qendrën stërvitore në Kolsh, ku bënim përgatitjen e ushtarëve, stërvitjen e tyre për ti dërguar në frontin e Koshares dhe thyerjen e kufirit shqiptaro- shqiptar. Në qendër qarkullonin shumë gazetar e njëra ndër ta edhe Karolin Sinz, gazetare e televizionit kombëtar francez FRANCE 3, për ta marrë mendimin dhe përshtypjet e eprorëve ushtarak institucional në lidhje me gjendjen e Presidentit dhe komandantit të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Në deklaratën time dhënë kësaj gazetareje thuhet: “Autoritetet serbe duhet që ta bëjnë të mundur lirimin e Rugovës dhe familjes, dhe t´ia mundësojnë daljen jashtë shtetit, në mënyrë të lirshme ti mundësohet që të deklarohet”. Pas presionit që ju bë nga Amerika dhe Bashkimi Evropiane regjimit serb dhe personalisht Milosheviqit, ju mundësua që Rugova të dal jashtë Kosovës, saktësisht në Itali, dhe u pa se e gjithë ajo propagandë kundër tij s´kishte asgjë të vërtetë, por kishin për qëllim vetëm e vetëm për ta diskredituar figurën e vizionarit dhe familjen e tij.

Linçuesit e Rugovës

Tani pas 14 viteve po i njëjti udhëheqës politik bën biseda me djalin e Milosheviqit, Ivica Daçiqin dhe takohet me përpiluesin e memorandumit, programit të radikalëve serb Tomislav Nikoliçin në gjendje paqeje dhe pa presion me vetë-dëshirë. Shtrohet pyetja pse e gjithë ajo propagandë ndaj udhëheqësit shpirtëror, presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Koha tregoi se presidenti Rugova kishte të drejtë deklaron Ismail Kadare, e tash shtiren sikurse asgjë nuk është duke ndodhur, pra a kemi të bëjmë me imoralitet apo dyfytyrësi, ju lexues të nderuar nuk është vështirë ta vlerësoni.

Në programin e tyre jepeshin udhëzimet se si do ta zgjidhin çështjen e Kosovës radikalët serbë, nëpërmes zbatimit të planit të tokës së djegur të bëhej depërtimi, dëbimit i shqiptarëve autokton përtej Bjeshkëve të Nemuna me të vetmin qëllim pastrimin etnik dhe ndërrimin e strukturës demografike, çka ishte ëndërr e kamotshme e të gjithë nacionalshovinistëve dhe fashistëve serb duke filluar nga memorandumi i Garashaninit v. 1844, Çubrillovicit, Qosiqit e së fundi Milosheviqit.

Atëbotë ishim shumë të brengosur dhe frikësoheshim se po të realizohej programi i radikalëve serb do të bëhej një gjenocid i paparë ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare dhe do të zbrazej Kosova. Nëpërmjet planit të tokës së djegur do të bëhej spastrimit etnik i popullatës së pambrojtur shqiptare, për këtë dëshironim si kurrë më parë që të unifikohej faktori ushtarak e nëpërmjet unifikimit të faktorit ushtarak do të unifikohej edhe faktori politik për ti bërë ballë forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbo-ruse dhe çlirimin e çdo pëllëmbe të tokës sonë stërgjyshore.

Studimet strategjike për kundërvënie regjimit mizor serb

Pas këtij plani famëkeq të radikalëve serb, i cili ishte i njohur për ne dhe i studiuar në detaje dhe në mënyrën më profesionale, punohej dhe veprohej duke bërë studimin e strategëve të artit luftarak si Sun Xu, Gjingiskani, Aleksandri i madh dhe Napoleon Bonaparta, për t’ju kundërvu këtyre planeve famëkeqe dhe gjenocidale.

 Kur jemi te Sun Xuja kisha bërë në fshehtësi përdorimin e një ndër doktrinave më të vjetra ushtarake, e cila përdorej edhe në ditët e sotme e njohur si doktrina e Sun Xu-së të para 2300 viteve, e cila ka të bëj me bashkërenditjen, bashkëveprimin dhe koordinimin e hapjes së sistemit të zjarrit. 

Strategjia e tillë ishte përdorur në betejën e Loxhes me hapjen a zjarrit nga të gjitha mjetet ushtarake (armët) që posedonim në moment të caktuar dhe kohëzgjatje, bëri të kuptoj se forcat serbe kishin hasur në njësi të rregullta operative të UÇK-së të udhëhequra nga oficer të karrierës dhe profesionist.

Radiolidhjet serbe kishin dhënë një shifër të ekzagjeruar të numrit të forcave tona, 3000-5000 pjesëtar të armatosur, gjë që nuk i përgjigjej realitetit, por ky ekzagjerim bazohej në fuqinë sulmuese dhe taktikën e përdorur gjatë luftimit, të cilat ishin të panjohura deri atëherë për forcat serbe ku shkaktoj frikë dhe panikë në mesin e tyre.

Morali tepër i lartë dhe vendosmëria për të ngadhënjyer,  fituar ishin të pranishme prej momentit të intervenimit e deri te përfundimi i luftimeve. Konfiskimi i një sasie të madhe armësh, mjeteve shpërthyese, eksplozivit, minave, mjeteve ndërlidhëse -motorolave, të cilat shërbyen gjatë gjithë luftës, nëpërmes së cilave u bë e mundur hyrja në sistemin komandues dhe deshifrimin e sistemit të mbrojtjes kriptike. Humbje të mëdha të potencialit njerëzor dhe ushtarak që pësoi armiku me një proporcion 1:4 deri 1:10 të vrarë, plagosur dhe lënduar në favor të forcave tona.

Rikthimi tek fillimi i luftës

Ti kthehemi datës së 5 korrikut ´98 në orët e vonshme të pasdites një grup policësh serb të ndihmuar nga forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare proserbe tentuan që ta arrestojnë një të ri shqiptar. Reagimi i forcave mbrojtëse të fshatit, UÇK-së dhe fshatarëve ishte i menjëhershëm me fillimin e të shtënave nga të dyja palët.

Me këtë rast plagoset rëndë Tahir S. Shala  (35) nga fshati Loxhë, i cili vdiq gjatë transportimit për në spitalin ushtarak në Irzniq, si pasojë e plagëve të marrura gjatë shkëmbimit të të shtënave.

Pikërisht më 6 korrik para 15 vjetëve nga forca të mëdha ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe me një potencial të paparë armatimi dhe të teknikës ushtarake (duke përdorur helikopter vëzhgues, pinzgauer, autoblinda, minahedhës të kalibrit 80 dhe 120 mm, armatim artilerik, tanke të tipit T-54 dhe 72, raketahedhës shumëtytësh VBR-32 të variantit vetëlëvizës të tipit orkan etj).

Granatimet e forcave serbe ishin të përqendruara në Zagerm, Podi i gështenjave, Hulajt dhe Gorazhdeci, kishin për objektiv fshatin Loxhë. Forcave serbe iu bashkëngjiten edhe paramilitarët çetnikët e Sheshelit nga fshati Gorazhdec dhe në orët e hershme të mëngjesit si pasoj e granatimeve dhe sulmit serb, disa shtëpi u dogjën flakë në afërsi të varrezave mbi shkollën e fshatit.

Njësitë operative të UÇK-së nën udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në formacionet e tyre kishin të formuar njësitin për intervenime të shpejta, dhe për herë të parë dëgjohej për një njësit të tillë. Në përbërje të këtij formacioni ushtarak hynin:

Grupi antiblind-tank.
Grupi mbrojtja kundërajrore.
Grupi snajperit.
Grupi për bashkëveprim-bashkërenditje dhe koordinim të zjarrit.
Grupi për pastrimin e terrenit.
Grupi për lokalizim dhe bartjen e të plagosurve dhe të lënduarve.

 / Vijon

Nesër do të lexoni: Si u vu në kurth ushtria dhe policia serbe? Kush e dha urdhrin për çlirimin e fshatit; Si vepruan luftëtarët e brigadës 134-të ? Si e morën në kontroll situatën e luftës? Si i vunë nën komandë vullnetarët e fshatrave për rreth Loxhës? Si u organizua dhe u udhëhoq fitorja në Loxhë? Për këto dhe të tjera çështje do të mund të lexoni në fejtonin në vazhdim, që shpjegon betejën e Loxhës, njëri prej protagonistëve kryesor, nëse jo kryesori.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat