Britania e Madhe ka fuqi ligjore për ta anuluar BREXIT-in

Evropë

Britania e Madhe ka fuqi ligjore për ta anuluar BREXIT-in

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 09:27
Britani

Mbretëria e Bashkuar ka fuqinë ligjore për të ndaluar Brexit-in  duke anuluar në mënyrë të njëanshme nenin 50, thotë vendimi i fundit i Gjykatës Europiane të Drejtësisë

Vendimi përputhet me këshillat ligjore të dhëna javës së kaluar në gjykatë nga avokati i tij i përgjithshëm, i cili tha si shtet sovran që Britania e Madhe mund të vendosë vetë për të qëndruar në BE edhe në këtë fazë të vonë.

Sipas opinionit të mëparshëm të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Londra ka të drejtë të ndërrojë mendje dhe të vendosë të vazhdojë të jetë pjesë e unionit, nëse këtë e pranojnë të 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Por për të ndërruar mendje, Londrës i ka mbetur vetëm pak kohë, deri në përfundim të procedurave të shkëputjes, pra brenda gjysmës së parë të 2019-ës.

Opinioni mban firmën e avokatit të përgjithshëm të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Manuel Campos Sançez-Bordona, i cili u ktheu përgjigje letrës së një grupi politikanësh skocezë të cilët u interesuan të dinin nëse anulimi Brexitit pranohej ligjërisht.

Gjithsesi opinioni i kësaj gjykate nuk ka fuqi detyruese ligjore.

Komisioni Europian ishte shprehur më herët se Neni 50 për shkëputjen e një vendi anëtar ishte i pakthyeshëm që prej momentit që aktivizohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat