Videoja e arrestimit brutal të studentëve trondit Francën

Evropë

Videoja e arrestimit brutal të studentëve trondit Francën

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 20:23
Pamje e shkeputur nga video

Franca është tronditur nga një video që është shpërndarë në internet, ku shihet arrestimi dhe trajtimi brutal i studentëve që protestuan në Paris.

Videoja është xhiruar të martën në periferi të Parisit, ku shihen një grup studentësh të gjunjëzuar, me krahët e tyre të vendosur pas kokës, të rrethuar nga oficerë të policisë, të cilët qëndrojnë në gjendje gatishmërie duke i kërcënuar studentët, ndërsa fytyrat e tyre janë të maskuara.

Ministër francez i Arsimit, Jean-Michel Blanke tha se imazhet e nxënësve të gjunjëzuar gjatë aktit të arrestimit janë tronditëse.

Video që është përhapë në rrjetet sociale, ka shkaktuar një ortek të kritikave të sindikatave dhe organizatave të ndryshme të shoqërisë, për shkak të sjelljes brutalet të policisë.

Nxënësit anembanë Francës kanë protestuar javën e kaluar, ku kërkohet reformim i sistemit arsimor.

Kjo video është përhapur para mbajtjes së protesta, që janë paralajmëruar për fundjavë, dhe mediat franceze raportojnë se kjo mund të shkaktojë trazira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat