Macron kërkon një Europë të hapur

Evropë

Macron kërkon një Europë të hapur

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 15:06
Presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri sot thirrje të rinjve që të luftojnë për një Europë të hapur dhe paqësore ndërkohë që merr pjesë në një seri eventesh në Berlin në kujtim të të rënëve në luftë.

“Gjendemi në një çast shumë të rëndësishëm të historisë”, tha Macron gjatë takimit me të rinjtë të mbledhur nga e gjithë bota në kryeqytetin Gjerman.

“Një brezi i ri mund të ndërtojë të ardhmen nëse njeh të kaluarën. Duhet të krijohet një Europë e hapur dhe ambicioze”, tha ai.

Data 18 nëntor është një ditë zie kombëtare në Gjermani për të treguar solidaritetin për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre në Luftën e Parë Botërore dhe për të kujtuar viktimat e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat