May: Mospajtimet për Brexit janë "të konsiderueshme"

Evropë

May: Mospajtimet për Brexit janë "të konsiderueshme"

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 17:34
Kryeministrja britanike, Theresa May.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se vazhdon të ketë dallime në çështjet e Brexitit në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian mirëpo “disa janë të konsiderueshme” andaj ajo beson se të dyja palët do të arrijnë një marrëveshje.

Liderët e BE-së janë pjesë e një samiti që është konsideruar si afat i fundit për arritjen e një pakti për Brexitin, mirëpo që nuk ka rezultuar i tillë.

Duke përmendur çështjen e kufirit irlandez, të dyjat palët kanë thënë se iu duhen më shumë javë apo muaj për të punuar në marrëveshje.

Me çka i përballë britanikët Brexiti pa marrëveshje?

Gjatë të enjtes ka pasur pak përparim në aspektin e zgjerimit të periudhës tranzitore pas Brexitit, ndonëse një ide e tillë është kritikuar ashpër nga përkrahësit e Brexitit në Britani.

Britania pritet të largohet nga blloku evropian më 29 mars të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat