Hungaria e bën të jashtëligjshëm gjumin në vende publike

Evropë

Hungaria e bën të jashtëligjshëm gjumin në vende publike

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 12:06
Hungari

Gjumi i thellë në ambiente publike tani është i kundërligjshëm në Hungari.

Ky ligj është iniciuar nga qeveria në krye me Viktor Orban, ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka cilësuar si mizor dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Përmes këtij ligji, i cili fillimisht u aprovua nga parlamenti në Budapest në qershor, në mënyrë efektive jetesa në rrugë bëhet e jashtëligjshme.

Nga qeveria kanë thënë se lejimi i policisë që të largojë personat që flenë në ambiente publike është në interesin e përgjithshëm të shoqërisë.

Sipas Ministres së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Attila Fulop, qëllimi i implementimit të këtij ligji është që të sigurohet që njerëzit e pastrehë të mos qëndrojnë rrugëve gjatë natës dhe qytetarët të mos kenë pengesa në përdorimin e hapësirës publike.

Ky ligj ka hyrë në fuqi ditën e hënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat