Autobusi me turistë gjermanë përplaset në Zvicër, 15 të lënduar

Evropë

Autobusi me turistë gjermanë përplaset në Zvicër, 15 të lënduar

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 16:22
Foto

Një autobus me turistë gjermanë i cili po udhëtonte drejt Italisë, u përplas në një autostradë pranë qytetit Lugano të Zvicrës, kështu duke lënduar 15 persona, tre prej tyre janë në gjendje kritike.

Autobusi me 25 udhëtarë u përplas më një shenjë të autostradës rreth orës 8:00 të mëngjesit, ka raportuar një zëdhënës i policisë.

Lugano është kryeqyteti i kantonit Ticino të Zvicrës, i cili kufizohet me Italinë, shkruan Euronews

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat