Laburistët nuk përjashtojnë mundësinë e qëndrimit në BE

Evropë

Laburistët nuk përjashtojnë mundësinë e qëndrimit në BE

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 19:03
Keir Starmer

Një drejtues i partisë Laburiste nuk përjashtoi sot mundësinë, për të parashtruar tezën e ”qëndrimit” të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, në rast të një referendumi të ri.

Ai bëri këtë deklaratë gjatë kongresit të partisë kryesore të opozitës britanike në Liverpul.

”Askush nuk e përjashton alternativën e qëndrimit nëse do të ketë një konsultim të ri të britanikëve”, pohoi referuesi i partisë për dosjen e Brexit, Keir Starmer gjatë fjalimit drejtuar aktivistëve. 

”Nëse kryeministrja vjen nga negociatat me një marrëveshje që nuk i përgjigjet kritereve tona, atëherë ne do të votojmë kundër kësaj marrëveshje”, paralajmëroi Starmer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat