Austria kërkon verifikimin e votimit kundër Hungarisë në PE

Evropë

Austria kërkon verifikimin e votimit kundër Hungarisë në PE

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Vjena zyrtare u ka kërkuar ekspertëve ligjorë të BE-së të rishqyrtojnë vendimin e Parlamentit Evropian për të filluar procedurën e sanksioneve kundër Hungarisë, njoftoi sot Ministria austriake e Punëve të Jashtme.

Hetimi u kërkua nga nënkryetari i qeverisë austriake Heins Christian Strache, partia e të cilit, ajo e Lirisë, është e afërt me partinë Fides të kryeministrit hungarez Viktor Orban, raporton Hina.

Ligjvënësit evropianë të mërkurën votuan për të filluar procesin e sanksionimit ndaj Hungarisë për shkak të "shkeljeve serioze" të rregullave themelore evropiane, dhe epilogu do të mund të lë Budapestin pa të drejtën e votimit në BE.

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto njoftoi se Budapesti do të kërkojë mjete ligjore për të kundërshtuar vendimin, pasi votat abstenuese nuk janë marrë parasysh, gjë që ndryshoi rezultatin e votimit.

"Kam simpati të madhe për argumentin e Hungarisë", tha Strahe.

Partia e Strahle ka kritikuar votimin në Parlament, por Partia Popullore e kancelarit Sebastian Kurz votoi kundër Hungarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat