Athina në alarm, pritet një valë e re masive refugjatësh nga Siria

Evropë

Athina në alarm, pritet një valë e re masive refugjatësh nga Siria

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 06:52
Foto ilustrim

Komuniteti ndërkombërtar dhe qeveria greke është në diskutime intensive për mundësinë e zbarkimit në Greqi të një vale të re masive refugjatësh nga enklava siriane e Idlibit.

Përgatitjet vinë menjëherë pas sulmeve masive të rusëve, iranianëve dhe ushtrisë zyrtare siriane kundër bazave të xhihadistëve në Sirinë veriore. 

Problemi më i madh me të cilin po përballen autoritetet greke dhe BE-ja i referohet faktit sesa persona mund të shpërngulen në vendet e nxehta të ishujve të Egjeut për të pasur një qendër  pritjeje për refugjatët e rinj. 

Në veçanti, një artikull i "Financial Times" i referohet kontakteve të BE me Athinën ku janë rakorduar mbi problemet kryesore.

Sipas raportit, një sulm i plotë ndaj Idlibit mund të zhvendoste 800,000 njerëz. 

Qëllimi i Komisionit është të ndihmojë Greqinë në përshpejtimin e programit të refugjatëve dhe emigrantëve në brendësi. 

Gazeta britanike njofton se plani parashikon që mijëra refugjatë nga kampet në ishujt grekë të transferohen në brendësi, në mënyrë që të krijojnë hapësirë për ardhjen e ardhshme të refugjatëve sirianë.

Plani thuhet se është diskutuar midis Brukselit dhe Athinës, ndërsa komisioneri Dimitris Avramopulos pritet të ketë këtë takime me zyrtarët në Athinë javën e ardhshme, mes tyre Alexis Tsipras. 

"Financial Times"shkruan se fillimisht objektivi është lëvizja brenda Greqisë e 3,000 njerëzve që janë identifikuar si "të pambrojtur" nga Athina, shumë prej të cilëve kanë aplikuar për azil. 

Diplomati i BE-së i tha gazetës se "është e rëndësishme të zvogëlohet numri i kampeve në ishujt grekë, pasi do të jetë e vështirë nëse flukset masive të refugjatëve sirianë materializohen, sepse nuk ka kapacitet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat