Papa Françesku 'godet' mafien: S’mund të jesh mafioz e të besosh në Zot!

Evropë

Papa Françesku 'godet' mafien: S’mund të jesh mafioz e të besosh në Zot!

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 22:19
Papa Françesku

Në një event të zhvilluar në Palermo në nder të priftit Puglisi që u vra në 1993 nga Cosa Nostra, Papa Françesku ka folur për mafien, dhe ka thënë se nuk mund të jesh mafioz dhe të besosh në Zot.

Ati i Shenjtë, Papa Françesku njihet për fjalimet e tij që kanë ngjallur besim e shpresë në të gjithë botën. Kësaj here, në një fjalim në Palermo, Papa Françesku ka folur për mafien. Në një event të zhvilluar në nder të priftit Puglisi që u vra në 1993 nga Cosa Nostra, Papa ka thënë:

Nuk mund të besosh në Zot dhe të jesh mafia. Kush është mafioz nuk jeton si i krishterë, sepse blasfemon me jetën emrin e Zotit që është dashuria. Nëse kërcënimi mafioz është “Do të ma paguash” atëherë lutja kristiane është “ Zot më ndihmo të dua. Prandaj u them mafiozëve: ndryshoni. Ndaloni së menduari vetëm për vete dhe paratë, besoni, në të kundërt jeta juaj do të humbasë dhe do të jetë humbja më e madhe.

Të shohim brenda vetes. Sa më shumë të kesh aq më shumë do dhe kjo është një varësi e keqe.

Kush do, nga ana tjetër rigjen veten dhe zbulon se sa bukur është të ndihmosh, të gjesh gëzimin brenda vetes dhe të buzëqeshësh jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat