Qeveria britanike denoncoi sot dëshmitë e dy të dyshuarve nga Londra për helmimin e ish-agjentit Serguei Skripal në Angli në mars, të cilët pohojnë se ndodheshin aty thjeshtë si turistë, duke e konsideruar si ”një fyerje ndaj inteligjencës së publikut”.
”Gënjeshtrat dhe trillimet flagrante të thëna në një intervistë dhënë për një televizion shtetëror rus janë një fyerje për inteligjencën e publikut”, deklaroi një zëdhënës i ”Downing Street” në një konferencë shtypi.
“Pohimet janë mjaft denigruese sidomos për viktimat e sulmit dhe të afërmit e tyre”, vlerësohet po ashtu.