Greqia u kërkon kreditorëve të heqin dorë nga ulja e pensioneve

Evropë

Greqia u kërkon kreditorëve të heqin dorë nga ulja e pensioneve

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 18:00
Ilustrim

Greqia përfitoi nga rasti i vizitës së parë të përfaqësuesve të kreditorëve të saj pas daljes zyrtare nga kriza për të kërkuar pezullimin e një zvogëlimi të ri të pensioneve, masë e planifikuar duke nisur nga 1 janari.

”Ministri i Financave, Euclide Tsakalotos do t’i sqarojë zyrtarëve të cilët përfaqësojnë kreditorët e vendit (BE-së dhe FMN-së) se nuk ka asnjë arsye buxhetore për këtë masë”, deklaroi në radion ”Real FM” zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos.

”Çështja më pas do t’u përcillet niveleve më të larta evropiane”, shtoi ai pak para takimit të Tsakalotos me përfaqësuesit e kreditorëve të dërguar me mision në Athinë.

Këta të fundit nuk shfaqën kundërshtime në parim, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA, duke cituar një burim të qeverisë. Ata vunë theksin mbi domosdoshmërinë që vendi të përmbushë zotimet për të pasur në vitin 2019  një suficit primar duke përjashtuar shërbimin e borxhit prej 3,5% të PBB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat