Putin: Koreja V. duhet të nxitet më shumë drejt denuklearizimit

Evropë

Putin: Koreja V. duhet të nxitet më shumë drejt denuklearizimit

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 14:49
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Koresë së Veriut duhet t'i jepen garanci të sigurisë, në këmbim të hapave drejt denuklearizimit.

Duke folur në një forum ekonomik në qytetin Vladivostok të Rusisë, Putin tha se Koreja e Veriut ka bërë hapa pozitivë dhe se tani po pret përgjigje.

"Nëse Koreja e Veriut bën diçka drejt denuklearizimit, ajo pret hapa reciprokë dhe jo kërkesa të pafundme për çarmatim të plotë", tha Putin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un, kanë nënshkruar gjatë takimit të tyre në qershor një marrëveshje për denuklearizimin e Gadishullit Korean, por ajo është kritikuar për mungesë detajesh.

Shumë vëzhgues po ashtu kanë thënë se Koreja e Veriut nuk po bën mjaftueshëm për të çmontuar lokacionet bërthamore dhe raketore.

Trump, megjithatë, e ka lavdëruar Korenë e Veriut për mosshfaqjen e raketave të saj balistike ndërkontinentale në një paradë masive ushtarake të organizuar më 9 shtator.

Që nga viti 2016, Koreja e Veriut ka kryer tre teste bërthamore dhe ka hedhur 40 raketa balistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat