Italia i cilëson të pabaza deklaratat e OKB-së për migrantët

Evropë

Italia i cilëson të pabaza deklaratat e OKB-së për migrantët

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 14:34
Disa migrantë në Itali.

Italia ka kundërshtuar të martën deklaratat e shefes për të Drejta të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, lidhur me trajtim që po u bënë ky shtet migrantëve, duke i cilësuar të njëjtat “joadekuate, të pabaza dhe të padrejta”.

Përmes një deklarate me tone të ashpra, ministria e Jashtme italiane është përgjigjur pas fjalimit, në të cilin Bachelet, ish-presidente e Kilit, ka akuzuar Qeverinë populiste, për refuzim të hyrjes së anijeve të organizatave joqeveritare me refugjatë në këtë shtet.

Në fjalimin e saj të parë, prej kur ka nisur udhëheqësinë në Gjenevë, Bachelet po ashtu ka njoftuar për dërgimin e një ekipi të OKB-së në Itali, për të parë nga afër “raportimet për rritje të akteve të dhunshme dhe racizmit kundër migrantëve me prejardhje nga Afrika apo ata nga komuniteti rom”.

Kjo ministri ka hedhur poshtë deklaratat për Italinë, duke thënë se ky shtet ka marrë shumë përgjegjësi për ruajtjen e mijëra jetëve në Mesdhe.

Deklarata e ministrisë ka pasuar kritikat e ashpra drejt Bachelet, të bëra të hënën nga lideri i Partisë italiane kundër Migrimit, Matteo Salvini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat