ZDF nuk do të kërkojë falje për "kampet e vdekjes polake"

Evropë

ZDF nuk do të kërkojë falje për "kampet e vdekjes polake"

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 18:09
Foto arkiv

Gjykata gjermane sot ka hedhur poshtë kërkesën e gjykatës polake që televizioni shtetëror gjerman ZDF të publikojë një kërkim falje, pasi kampet naziste nga Lufta e Dytë Botërore i quajti "kampet e vdekjes polake".

Në vendimin e gjykatës thuhet se një gjë e tillë  nuk mund të aplikohet në Gjermani, transmeton AP.

Thuhet se ZDF e përdori këtë formulim për të reklamuar një film dokumentar nga 2013 dhe më vonë kërkoi falje pasi në vitin 2016 gjykata në qytetin polak Krakov urdhëroi ZDF të mbante një deklaratë për një muaj në faqen e saj të internetit se bëhej fjalë për "një formulim të pasaktë të historisë së popullit polak".

AP thekson se gjykatat më të ulëta gjermane kanë vendosur që një gjykim polak mund të zbatohet në Gjermani, por Gjykata Federale sot nuk u pajtua me këtë, duke deklaruar se pretendimi i gjykatës polake shkel të drejtën e opinionit të ZDF-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat