Tjetër tragjedi në Itali, të paktën 11 të vdekur nga përmbytjet

Evropë

Tjetër tragjedi në Itali, të paktën 11 të vdekur nga përmbytjet

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 23:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Teksa plagët e shembjes së urës Morandi janë ende të hapura, një tjetër ngjarje tragjike shënohet në Itali këtë të hënë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, 11 persona kanë mbetur të vdekur në Kalabri.

Një grup personazh që po zhvillonin një ekskursion janë marrë nga rrjedha e lumit në parkun natyror “Gorge del Raganello”, në “Civita di Castrovillari”, në provincën e Cosenza-s. Në zonë ka mbizotëruar moti i keq.

Burrat, gra dhe fëmijë po merrnin pjesë në një vizitë në zonën e karakterizuar nga gryka dhe kanione, kur ndodhi ngjarja.

Raportohet se 4 burra dhe 4 gra kanë mbetur të vdekur. Ndërsa për 3 viktimat e tjera nuk jepen detaje lidhur me gjininë apo moshën. Identitetet nuk bëhen ende me dije.

Nga ngjarja ka të plagosur (mes tyre dhe fëmijë) si dhe 2 persona të zhdukur.

23 vetë u shpëtuan.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat