Autoritetet italiane publikojnë për herë të parë pamjet rrëqethëse të shembjes së urës në Genoa

Evropë

Autoritetet italiane publikojnë për herë të parë pamjet rrëqethëse të shembjes së urës në Genoa

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 15:39
Morandi në Genoa

Guardia di Finanza ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, që shfaqin momentin kur shembet ura Morandi në Genoa, ku humbën jetën mbi 40 persona dhe shumë tjerë u lënduan.

Pamjet rrëqethëse tregojnë disa sekonda para shembjes veturat duke lëvizur lirshëm nën veturë, dhe kur befasisht krijohet një re e madhe pluhuri dhe copëza të betonit me armaturë përfundojnë në lumë, hekurudhë, ndërtesa e rrugë.

Shembja e kësaj ure është cilësuar si një nga tragjeditë më të mëdha që ka prekur Italianë në 10 vitet e fundit, kurse ajo lidhte Italinë me Francën. Deri më tani janë publikuar video të shembjes së urës nga kënde të ndryshme, por asgjë nuk ishte më e qartë sesa pamjet që i publikuan Guardia di Finanza.

Nga shembja e urës kanë humbur jetën edhe dy shqiptarë të cilët në ato momente gjendeshin në urë, kurse qindra zjarrfikës dhe pjesëtarë të shtabit të krizave kishin bërë të pamundurën që t’i shpëtojnë personat e ngecur në vetura nën rrënoja.

Deri më tani ende nuk dihet shkaku që qoi në shembjen e Morandit, por politikanë italianë kanë bërë thirrje për ndarje të fondit për riparimin e urave tjera me qëllim parandalimin e një tragjedia tjetër të ngjashme me atë të urës Morandi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat