Erdogan: Sulmet ndaj ekonomisë synojnë ta "gjunjëzojnë Turqinë"

Evropë

Erdogan: Sulmet ndaj ekonomisë synojnë ta "gjunjëzojnë Turqinë"

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 15:17
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të hënën se sulmi drejt ekonomisë së Turqisë nuk përbën dallim nga ndonjë sulm kundër flamurit të këtij shteti, duke shtuar se qëllimi i krijimit të krizës së valutës është që të “gjunjëzojë Turqinë dhe popullin e saj”, transmeton Rueters.

Ai i ka bërë këto deklarata në një fjalim para nisjes së festivalit katërditor, për shënimin e festës së Kurban Bajramit.

Valuta turke, lira është zhvlerësuar 40 përqind këtë vit, pas shqetësimeve për ndikimin e Erdoganit në politikat monetare si dhe në përkeqësimin e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara.

“Sulmet ndaj ekonomisë sonë nuk kanë aspak dallim nga sulmet në thirrjet tona për lutje apo ndaj flamurit tonë. Synimi është i njëjtë. Qëllimi është që të gjunjëzohet Turqia dhe populli i saj”, ka thënë Erdogan në një fjalim televiziv.

Në kohën e tensioneve të larta diplomatike në mes të Ankarasë dhe Uashingtonit, në mëngjesin e së hënës janë dëgjuar disa të shtëna jashtë ambasadës amerikane në Ankara, ndonëse nuk është raportuar për viktima.

Një gjykatë turke ka kundërshtuar të premten apelin për lirim të pastorit amerikan, Andrew Brunson duke nxitur deklarata të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë pasive ndaj ndalimit të Brunsonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat