Universitetet Europiane njohin rënie në rankimin botëror të 2018

Evropë

Universitetet Europiane njohin rënie në rankimin botëror të 2018

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 12:42
Një vështrim i shpejtë i këtij rankimi tregon se Shtetet e Bashkuara kanë pozitën udhëheqëse të botës në arsimin e lartë.

Javën që shkoi është bërë publik “Rankimi i Shanghait 2018”, i cili publikoi renditjen vjetore të Universitetit Botëror për këtë vit. Një vështrim i shpejtë i këtij rankimi tregon se Shtetet e Bashkuara kanë pozitën udhëheqëse të botës në arsimin e lartë. Megjithatë, shumë universitete europiane bien në renditje, ndërsa universitetet aziatike janë duke u ngjitur ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme.

Në 100 universitet më të mira në botë vetëm 23 prej tyre janë të kontinentit europian, ku një pjesë e mirë e tyre siç janë ato zvicerane kanë modelin anglosakson dhe janë universitete jopublike. Ndërkohë vetëm Anglia si shtet e cila ka po të njëjtin model ka 8 universitete që renditen në 100 më të mirat.

Në renditjen e 4 viteve më parë, universitetet europiane numëronin 34 universitete në Top 100, ndërkohë në rankimin e 2018 të Shanghait kanë vetëm 17 universitete.

Shumë analistë e shpjegojnë këtë rënie të universiteteve europiane si ulje të shpenzimeve për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor nga qeveritë e këtyre vendeve. Ndërkohë në shumicën e vendeve aziatike, nga ana tjetër, investimet në arsimin e lartë janë rritur gjatë viteve të fundit, si nga financuesit publikë dhe privatë.

Renditja e universiteteve europiane sipas Shanghai Ranking 2018:

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat