Turistja bie nga trageti në Adriatik, gjendet e gjallë 10 orë pas

Evropë

Turistja bie nga trageti në Adriatik, gjendet e gjallë 10 orë pas

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 19:19
Ilustrim: Anija

Dhjetë orë makth, dhjetë orë duke luftuar për jetën e saj në detin e Adriatikut gjatë natës, atmosferë e një filmi horror.

Mediat italiane raportojnë se një grua britanike ra në det të hapur nga bordi i një anije.

Turistja u shpëtua nga rojet bregdetare kroate dhe më pas u dërgua në spital dhe sipas autoriteteve ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Pasagjerja ra jashtë bordit nga një anije norvegjeze Star, rreth 60 milje nga bregu i Kroacisë, pak pas mesnatës të së shtunës. Ekipet e shpëtimit arritën ta gjejnë atë të gjallë, jo shumë larg nga ku mendohej se ajo kishte rënë.

Për rastin u informua edhe ambasada britanike në Kroaci, ndërsa kanë nisur edhe hetimet në lidhje me këtë incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat