Genova, zjarr në një fabrikë në zonën ku u shemb ura

Evropë

Genova, zjarr në një fabrikë në zonën ku u shemb ura

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 09:24
Zjarri

Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një nga fabrikat nën rrënojat e urës Morandi në Xhenova. 

Zjarri ka rënë rreth orës 7.30 minuta. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. 

Forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarjes dhe situata sipas TgCom është nën kontroll. 

Në zonë vazhdojnë ende kërkimet për trupat e pajetë. Nga shembja e urës pak ditë më parë, 38 persona kanë gjetur vdekjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat