Historia prekëse e Gianluca-s, e dashura shtatzanë: Kishte mbetur i varur në rrënoja, ja pse nuk u dorëzua

Evropë

Historia prekëse e Gianluca-s, e dashura shtatzanë: Kishte mbetur i varur në rrënoja, ja pse nuk u dorëzua

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 11:48
Operacioni i shpëtimit të Gianluca-s

Vazhdojnë ende kërkimet për të shpëtuar nën rrënojat e urës së Genovas, nga rrëzimi i të cilës 39 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe fëmijë.

Gjatë operacionit të shpëtimit, zjarrfikësit kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat edhe Gianluca-n, një biznesmeni 28 vjeçar, i cili ka rënë nga 40 metra lartësi gjatë rrëzimit të urës.

Për mediat italiane ka folur e dashura e tij, e cila ishte edhe 8 muajshe shtatëzënë. Sipas saj, Gianluca nuk u dorëzua sepse donte të shikonte lindjen e djalit të tij.

"Makina e tij kishte mbetur e varur diku nën rrënoja, nëse lëvizte do të rrëzohej dhe pasojat do të ishin fatale. Unë besoj se Gianluca u tregua i fortë dhe mbijetoi vetëm për të parë djalin e tij të lindte. Edhe pse në gjendje të keqe, ai ia doli por për fat të keq kolegu i tij jo", është shprehur e dashura e Gianluca-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat