Del video / Si punohet për të gjetur personat e zhdukur në Genova?

Evropë

Del video / Si punohet për të gjetur personat e zhdukur në Genova?

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 08:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Genova të Italisë u shënua një nga ngjarjet më dramatike automobilistike të Italisë, gjatë viteve të fundit. Një pjesë ure ka rënë në tokë dhe për rrjedhojë deri më tani së paku 39 persona kanë vdekur, të tjerë janë zhdukur, kurse ka edhe të plagosur.

Një dramë e vërtetë është ajo që po ndodh në qytetin italian, teksa vazhdohet me kërkimet për të gjetur trupat e zhdukur. Shikoni si punohet për të gjetur trupa të vdekur ose të zhdukurit më saktë. Ndërsa ka pak shanse tashmë që ndër të zhdukurit të mund të gjendet ndonjë person gjallë. Tragjedia u komentua gjerë e gjatë në mbarë botën, teksa kanë reaguar për të në shenjë solidariteti liderë europianë dhe botërorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat