Ngjarja në Xhenova, flet dëshmitari që ra bashkë me urën, por pa pësuar asnjë gërvishtje…

Evropë

Ngjarja në Xhenova, flet dëshmitari që ra bashkë me urën, por pa pësuar asnjë gërvishtje…

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 12:41
Ura e shembur në Xhenova

Ngjarja e rëndë në Xhenova, ku një urë 100 metra e lartë, pjesë e autostradës A10 u rrëzua pjesërisht duke shënuar deri më tani 37 viktima, mes tyre edhe dy shqiptarë, ka pasur edhe të mbijetuar, madje pa marrë asnjë plagë.

I tillë është edhe rasti i Davide Capello, lojtar i Legino, një ekip amator nga Savona, i cili në një bisedë telefonike për “La Stampa” ka siguruar se gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

Shpëtimin e tij ai e quan një mrekulli.

“Unë jam një mrekulli. Unë po shkoja në Genova, dhe isha mbi urë ku fillimisht dëgjova një zhurmë dhe gjithçka pastaj u rrëzua. Duhet të kem bërë 30 metra, kur makina u mbërthye mes kolonave dhe rrënojave. Është e pabesueshme, nuk kam asnjë një gërvishtje, dhimbja e vetme që kam është gjilpëra që më ka vënë në krahun tim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat