Kërkohet arrestimi i Vuçiq, reagon Vulin: Goditje ndaj Serbisë

Evropë

Kërkohet arrestimi i Vuçiq, reagon Vulin: Goditje ndaj Serbisë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 19:01
Aleksandar Vulin

Thirrja për një kryengritje të armatosur nuk është qëndrim politik, por është një krim i rëndë, tha ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin në përgjigje të udhëheqësit të Dverit, Boshko Obradoviq, i cili përmes një shkrimi në Twitter bëri thirrje për arrestimin e presidentit Aleksandar Vuçiq.

"Të kërkohet gjakderdhje dhe të ftohet ushtria e policia për të luftuar kundër vendit të tyre, dhe nga qytetarët e Serbisë, nuk është politikë, por një goditje ndaj Serbisë dhe paqes së saj", tha Vulin.

Obradoviq të shtunën i bëri thirrje ushtrisë dhe policisë serbe për të arrestuar Aleksandar Vuçiq për shkak të deklaratës se është për ridefinim të kufijve me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat