Vdes foshnja 10-muajshe në Spanjë, gjyshi e harroi në sediljen e makinës

Evropë

Vdes foshnja 10-muajshe në Spanjë, gjyshi e harroi në sediljen e makinës

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Një vajzë e vogël 10-muajshe ka humbur jetën pasi gjyshi e harroi në sediljen e pasme të makinës për 8 orë në një temperaturë 30 gradë Celsius.

Ngjarja ka ndodhur në Majorca të Spanjës. Policia arrestoi 56-vjeçarin me dyshimin për vrasje, por më pas e liroi me kusht. Ai u tha hetuesve se harroi që ishte me mbesën në makinë kur parkoi në orën 07:00 të mëngjesit për të shkuar në kafe, dhe fatkeqësisht zbuloi gabimin e tij fatal kur u kthye në orën 15:00.

Një mjek kalimtar që u gjend aty pranë, tentoi ta ringjallte foshnjen duke i dhënë ndihmën e parë. Më pas aty mbërritën edhe ekipet e emergjencës. Por fatkeqësisht ishte shumë vonë për vogëlushen. Nga hetimet e deritanishme është mësuar se foshnja ka qenë në gjumë kur gjyshi i saj e harroi në makinë. Gjykata tashmë do të duhet të vendosë nëse do të ngrejë padi ndaj 56-vjeçarit apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat