Nxitoni të aplikoni, Franca ka 130 mijë vende pune për emigrantët - Bota Sot
Nxitoni të aplikoni, Franca ka 130 mijë vende pune për emigrantët

Evropë

E enjte, 20 shtator 2018

Nxitoni të aplikoni, Franca ka 130 mijë vende pune për emigrantët

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 09:01
Kryeministri Edouard Philippe

“Le të punësojmë emigrantë”. Ky është apeli i restoranteve dhe hotelierëve francezë, të cilët, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, i kërkojnë qeverisë të udhëhequr nga Kryeministri Edouard Philippe që të thjeshtojë procedurat për marrjen e lejes së punës për migrantët e parregullt.

Sipas të dhënave nga Didier Chener, president i grupit kombëtar të hotelierëve dhe restoranteve të pavarur, ka 130 000 vende të lira punenë këtë sektor.

Negociatat janë duke u zhvilluar midis qeverisë dhe restoranteve për të lehtësuar rregullimin e emigrantëve.

Në Francë, punësimi i refugjatit apo azilkërkuesve është i mundur vetëm nëntë muaj pas kërkesës për mbrojtje. Përkundrazi, situata duket më e komplikuar për të ashtuquajturat emigrantë ekonomik, të cilët nuk lejohen të punojnë pa leje qëndrimi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test