Rusia dëbon një diplomat grek

Evropë

Rusia dëbon një diplomat grek

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 20:11
Flamuri i Rusisë, foto nga arkivi

Rusia njoftoi sot se e ka thirrur në një bisedë ambasadorin grek në Moskë dhe e ka informuar se shteti do të përgjigjet, në atë që Rusia e cilëson si vendim jomiqësor të Athinës për të dëbuar dy diplomatë rusë.

Ministria e Jashtme ruse tha se gjatë bisedës me ambasadorin grek Andreas Friganas, i ka dorëzuar atij një notë diplomatike, ku është informuar për kundërveprimet e ndërmarra nga pala ruse, raporton Reuters.

Në deklaratën e ministrisë nuk përmendet emri i diplomatit grek të dëbuar dhe as nuk thuhet se kur ky diplomat duhet të largohet nga Rusia.

Greqia në muajin korrik dëboi dy diplomatë rusë dhe ndaloi hyrjen në shtet të dy personave të tjerë. Athina tha se ndërmorri këto masa për të parandaluar nxitjen e protestave, për të penguar marrëveshjen me Maqedoninë për kontestin e emrit.

Ministria e Jashtme ruse e kishte cilësuar si të “pajustifikueshme” këtë masë të Athinës zyrtare dhe kishte paralajmëruar për pasoja të paspecifikuara, duke shtyrë që zyrtarët grekë t’i kërkojnë Moskës që të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të Greqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat