'Fëmijët që rriten në familjet islamike në Gjermani rrezik për shoqërinë'

Evropë

'Fëmijët që rriten në familjet islamike në Gjermani rrezik për shoqërinë'

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 20:09
Ilustrim

Kreu i shërbimit gjerman të inteligjencës paralajmëroi se fëmijët që rriten në familjet islamike në Gjermani mund të përbëjnë një rrezik për shoqërinë.

Fëmijët nga familjet islamike në Gjermani "nuk përfaqësojnë një kërcënim të parëndësishëm", tha Hans-Georg Masens, kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), në një raport të ri të transmetuar nga Grupi Media Funke.

Një dokument gjerman i inteligjencës vlerësoi se fëmijët e disa prej këtyre familjeve "janë edukuar që nga lindja me një pikëpamje ekstremiste të botës që legjitimon dhunën ndaj të tjerëve dhe degradon ata që nuk janë pjesë e grupit të tyre".

Shqetësimet shprehen për familjet që udhëtojnë në zonat e luftës në Lindjen e Mesme, si dhe ato që kanë mbetur në Gjermani, transmetojnë mediat gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat