Medvedev: Hyrja e Gjeorgjisë në NATO mund të shkaktojë konflikt të tmerrshëm

Evropë

Medvedev: Hyrja e Gjeorgjisë në NATO mund të shkaktojë konflikt të tmerrshëm

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 11:19
Dmnitrij Medvedev

Kryeministri i Rusisë Dmnitrij Medvedev ka thënë se hyrja e Gjeorgjisë në NATO mund të shkaktojë konflikt të tmerrshëm.

Ai në një intervistë për radion ruse Komersant, ka shtuar se konflikti i armatosur i Gjeorgjisë dhe i Osetisë Jugore në vitin 2008 ka mundur të evitohej pa treguar se këtë konflikt e kishte nxitur dhe përkrahur Moska zyrtare.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg kohë më parë ka përsëritur se NATO ka ndërmend ta anëtarësojë Gjeorgjinë në radhët e aleancës.

Kryetari rus Vladimir Putin ka theksuar se Moska do ta përcjellë zgjerimin e NATO-s përfshirë edhe anëtarësimin Gjeorgjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat