Vdesin dy persona nga i nxehti

Evropë

Vdesin dy persona nga i nxehti

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 23:49
Ilustrim

Europa është në mesin e një vale të nxehti si kurrë më parë dhe specialistët thonë se në ditët e ardhshme mund të thyen rekordet e të gjitha kohërave për temperaturat.

Tanimë Spanja po përjeton të nxehtin më të madh në histori, dukë bërë që dy persona të humbin jetën. Spanjollët, të cilët janë mësuar me vapën e këtij sezoni, shprehen se këtë vit temperaturat kane qenë përtej normales.

Në foto që kanë qarkulluar në ditët e fundit në media, duken njerëz që kanë tej mbushur plazhet dhe brigjet e liqeneve, dhe rrjedha të lumenjve të thara ose të cunguara në maksimum. Ujëvarat, shatërvanët dhe vendet ku ka ujë janë bërë vendet e shpëtimit për shumë njerëz në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat