Kitaroviq: Kroacia mbështet zgjerimin e NATO-s në rajon

Evropë

Kitaroviq: Kroacia mbështet zgjerimin e NATO-s në rajon

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 12:29
Kolinda Grabar-Kitaroviq

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq tha se do të mbështesë zgjerimin e NATO-s në rajon, por që secili vend të vendosë vetë nëse do t'i bashkëngjitet aleancës.

"Natyrisht, secili vend duhet të vendosë për vete dhe për askënd nga fqinjët nuk do të flasim me fjalët "Duhet të shkoni në NATO ". Unë respektoj vullnetin e atyre që e kanë hedhur poshtë," tha presidentja kroate në një intervistë për Komersant të Moskës.

Ajo tha se vendet që dëshirojnë anëtarësimin në NATO do të kenë mbështetjen e Kroacisë.

"Në lidhje me këtë, dua t'u tregoj rusëve: zgjerimi i NATO-s në asnjë mënyrë nuk është i drejtuar kundër Rusisë. Ne nuk e perceptojmë Rusinë si një kundërshtar", tha Kitaroviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat