A vdiq nga fake news miliarderi rus?

Evropë

A vdiq nga fake news miliarderi rus?

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 12:01
Igor Nekhluydov

Miliarderi 71 vjeçar, në  pasuria e të cilit vlerësohet nga Forbes me 15 miliardë dollarë në 2015 humbi jetën për shkak të një ataku kardiak, pasi në media u publikua lajmi se fëmija i cili ishte aksidentuar nga makina e tij vdiq.

Ndërkohë e vërteta është se i vogli ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.

Miliarderi nga Khabarovsk u ndje keq në punë dhe humbi jetën në ambulancë rrugës për në spital.

Pak ditë më parë emri i Nekhluydov ishte në faqet kryesore të gazetave pasi e lidhnin me një aksident rrugor ku ai kishte përplasur një fëmijë 1 vjeç. Disa media shkruan se i vogli vdiq.

Pas aksidentit, Nekhluydov i tronditur njoftoi vetë ambulancën, mori përsipër fajin dhe u kujdes që fëmija të kishte të gjithë kontrollon dhe kujdesin shëndetësor të mundur.

Por disa ditë më pas mediat lokale thanë se fëmija kishte vdekur. Në të vërtetë kishte vdekur një fëmijë tjetër që ishte përfshirë në një aksident tjetër rrugor.

Miliarderi vdiq të enjten e 19 korrikut, dhe kompania e tij thanë se vdekja ishte e papritur.

Emri i Nekhluydov ishte në qendër të vëmendjes së medias edhe në 2005 kur u publikua një video ku nipi i tij, Grigory Mamurin u kërkonte kalimtarëve të zhvisheshin ose të pinin urinë në këmbim të parave. Miliarderi u zemërua nga kjo sjellje dhe kërkoi urgjentisht kthimin e adoleshentit nga Moska në Khabarovsk për ta pasur në qendër të vëmendjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat