Rikthehet normaliteti pas mbylljes së hapësirës ajrore belgee

Evropë

Rikthehet normaliteti pas mbylljes së hapësirës ajrore belgee

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Hapësira ajrore u rihap gradualisht sot rreth orës 18:00 pas zgjidhjes së një defekti kompjuterik që çoi në mbylljen e saj pak pas orës 16:00, njoftoi Belgocontrol, kompania përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror.

“Fluturimet rinisën gradualisht”, sqaroi për median Alain Kniebs, një zëdhënës i Belgocontrol, në pritje të rikthimit në normalitet deri në orën 20:00.

Hapësira ajrore belge u mbyll për shkak të një problemi me ngarkimin e të dhënave që lidhen me planifikimet e fluturimeve, një ngjarje që u cilësua si “shumë e pazakontë”.

Gjashtë aeroporte belge u përfshinë nga kjo anomali, si dhe të gjithë avionët që do të përshkonin hapësirën ajrore të Belgjikës deri në 8000 metra lartësi, që korrespondon me zonën e menaxhuar nga Belgocontrol.

“Hapësira ajrore u mbyll për arsye sigurie”, sqaroi Kniebs.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat