Juncker nuk ndihej mirë, e ndihmuan të tjerët - Bota Sot
Juncker nuk ndihej mirë, e ndihmuan të tjerët

Evropë

E hënë, 24 shtator 2018

Juncker nuk ndihej mirë, e ndihmuan të tjerët

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 17:47
Jean Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker mbrëmë para mbrëmjes se liderëve të NATO-s ka humbur balancën dhe disa herë u pa të ecte i pasigurt, shkruan Asociated Press.

Juncker u pengua në një shkallë ku presidenti i Finlandës dhe Ukrainës, u panë ta ndihmonin që të qëndrojë në këmbë, e po ashtu edhe  kryeministri holandez Mark Ruth.    

Juncker ka thënë se vuan nga ishiasi, sëmundje kjo nga e cila ndonjëherë ndikon në ecjen e tij.

Kryeministri i Portugalisë Antonio Costa ka thënë se Juncker është ankuar për dhimbje në shpinë. Ndërsa nga kabineti i Jean Claude Juncker nuk kanë dashur të komentojnë për këtë duke cituar privatësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test