Në Potoçari përkujtohen viktimat e Masakrës së Srebrenicës

Evropë

Në Potoçari përkujtohen viktimat e Masakrës së Srebrenicës

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 12:42
Potoçari, Bosnje dhe Hercegovinë

Në qendrën memoriale Potoçari në Bosnje dhe Hercegovinë u mbajt të mërkurën një komemoarcion me rastin e 23-vjetorit të Masakrës së Srebrenicës.

Tridhjetepesë viktima të gjenocidit, në mesin e të cilëve edhe katër të mitur, u rivarrosen.

Mbi 6,500 trupa janë zhvarrosur deri më tani nga varret masive dhe janë rivarrosur në Potoçari.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Masakra u cilësua si mizoria më e keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

"Kurrë nuk do të ndalojmë së kërkuari të vrarët e pafajshëm; kurrë nuk do të ndalojmë së kërkuari që kriminelët të ndëshkohen. Qytetarët e Srebrenicës shikojnë kah e ardhmja, por nuk do të harrojnë të kaluarën", tha Nermin Alivukoviq, kryetar i Komitetit Organizativ për shënimin e përvjetorit të Masakrës në Srebrenicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat