Rrëzohet helikopteri ushtarak francez, humb jetën piloti - Bota Sot
Rrëzohet helikopteri ushtarak francez, humb jetën piloti

Evropë

E shtunë, 22 shtator 2018

Rrëzohet helikopteri ushtarak francez, humb jetën piloti

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 12:27
Ilustrim

Një helikopter ushtarak francez u rrëzua në Bregun e Fildishtë, teksa ishte duke zhvilluar një mision trajnues.

Ngjarja ndodhi rreth 20 kilometra në lindje të qytetit të Abidjan-it, ndërsa konfirmohet se ka humbur jetën piloti dhe një anëtar i ekuipazhit është në gjendje të rëndë.

Të dy personat që ndodheshin në bord u dërguan të plagosur në bazën ushtarake franceze, por piloti nuk ia doli të mbijetojë, ndërsa personi tjetër u dërgua në Francë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Shkaqet e rrëzimit të helikopterit nuk dihen ende, ndërsa aktualisht po kryhet një hetim i thelluar për këtë rast.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test