Ministri italian i Punëve të Brendshme dhe zëvendëskryeministri Mateo Salvini pret të takohet me presidentin rus Vladimir Putin kur të arrijë në Rusi në finalen e kampionatit botëror të futbollit, transmeton ANSA.
“Do të shkoj në një udhëtim politik dhe të futbollit, dhe do të shfrytëzoj këtë shans që të shkoj në Moskë në finalen e kampionatit botëror”, ka thënë Salvini.