Salvini: Mbyllim portet për anijet e misioneve ndërkombëtare që sjellin emigrantë

Evropë

Salvini: Mbyllim portet për anijet e misioneve ndërkombëtare që sjellin emigrantë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 06:52
Matteo Salvini

Matteo Salvini do të ndërmarrë një tjetër masë shtrënguese për bllokimin e fluksit të emigrantëve klandestinë që mbërrijnë çdo ditë nga Afrika në Itali.

Ministri i Brendshëm i vendit fqinj, pas mbylljes së porteve italiane për anijet e organizatave humanitare të impenjuara në operacionet e kërkim-shpëtimit të emigrantëve në Mesdhe, ka vendosur mbylljen e porteve edhe për anijet e misioneve ndërkombëtare.

Salvini tha të dielën se Italia do të kërkojë në samitin e ministrave të Brendshëm të BE-së mbylljen e porteve për anijet e të gjitha misioneve ndërkombëtare që aktualisht operojnë në Mesdhe.

“Qeveritë italiane të 5 viteve të fundit kanë firmosur marrëveshje me Bashkimin Europian që lejon që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare të zbarkojnë  emigrantë në Itali. Por me qeverinë e re gjërat do të ndryshojnë. Është e papranueshme që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare në Mesdhe të kërkojnë zbarkimin e emigrantëve në portet italiane”, u shpreh Salvini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat