Situatë e jashtëzakonshme në tërë Serbinë, dëmë të mëdha

Evropë

Situatë e jashtëzakonshme në tërë Serbinë, dëmë të mëdha

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 18:01
Serbi

Shira të mëdha kanë rënë sot në të gjithë Serbinë, por gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Mlladenovac, Ljigë dhe në Arangjelovc.

Sipas mediave serbe, shirat dhe moti i ligë i përcjellë me erëra të forta rreth mesnatës e ka përfshirë komunën e Arangjelovcit, në të cilën është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Më se shumti ka pësuar qendra e Arangjelovcit, pasi që lumi Kubrashnica ka dalë nga shtrati.

Me këtë rast janë vërshuar objektet e banimit dhe ato të biznesit, ndërsa dëme ka pasur edhe në komunikacion, pasi që lumi ka marrë me vete edhe veturat e udhëtarëve.

Nga goditja e llavës në Bukulj janë dëmtuar edhe shtyllat e antenave, kurse në fshatin Koplari balta i ka mbuluar rrugët dhe banorët nuk po mund të lëvizin.

Ekipet komunale kanë dalë në terren, duke i ndihmuar banorët dhe bujqit.

Edhe ditë më parë kjo pjesë e Serbisë kishte goditur nga moti i ligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat