Ambasada britanike: Dodik po rrezikon marrëdhëniet me Londrën

Evropë

Ambasada britanike: Dodik po rrezikon marrëdhëniet me Londrën

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 16:41
Flamuri britanik

Ambasada e Britanisë së Madhe në Sarajevë njoftoi sot se presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, me përhapjen e gënjeshtrave dhe akuzave të pabaza për politikën e këtij vendi, po rrezikon marrëdhëniet me Londrën.

"Është zhgënjyese që Dodik vendosi të paraqesë Britaninë e Madhe si një lloj kërcënimi ndaj Republikës Serbe. Fabrikimi i kërcënimeve të rreme mund të jetë një mënyrë e mirë për të mbledhur poenët zgjedhorë, por rrezikon marrëdhëniet afatgjata me Britaninë e Madhe", tha ambasada britanike në një deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat