Macron takon Papën, në fokus çështja e emigracionit

Evropë

Macron takon Papën, në fokus çështja e emigracionit

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 15:05
Emmanuel Macron, zhvilloi një takim si jo zakonisht të gjatë me Papa Franceskun

Presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi një takim si jo zakonisht të gjatë me Papa Franceskun, me të cilin diskutuan mbi çështjet e emigracionit, konfliktin në Lindjen e Mesme dhe të ardhmen e unitetit të Evropës.

Në vizitën e tij të parë në Vatikan, Macron foli pas dyerve të mbyllura me Papën, për 57 minuta, takimi më i gjatë i atit të shenjtë me një shef shteti, duke kapërcyer kohëzgjatjen e takimit me Barack Obamën dhe pothuajse dy herë më shumë se koha në dispozicion për Donald Trump.

Ata diskutuan privatisht mbërritjen në evropë të emigrantëve që i largohen varfërisë dhe konflikteve, një çështje që ka ndezur përplasje mes shteteve anëtare të BE.

Macron ka marrë një pozicion të ashpër mbi emigracionin ndërsa javën e shkuar papa i kërkoi liderëve të mirëpresin të gjithë refugjatët që munden ti integrojnë në shoqëri.

Papa Francesku, ashtu siç e ka traditë, shkëmbeu edhe dhurata me Emmanuel dhe Brigite Macron, në pallatin apostolik. Dhe pas bisedimeve, Papa Francesku i dha Macron edhe një medalje bronzi të Shën Martinit, simbol i bujarisë në shekullin e katërt, dhe kërkoi që liderët të ndihmojnë të varfrit. Duke i dhënë medaljen Macron, ati i shenjtë tha se është detyrimi i qeverive të mbrojnë të varfrit.

Vatikani i cilësoi bisedimet me Macron si të përzemërta, duke thënë se ishin një shkëmbim këndvështrimesh për situata të ndryshme konflikti, veçanërisht për Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat