Gjermania fitoi 2.9 miliardë euro nga kriza e borxhit të Greqisë

Evropë

Gjermania fitoi 2.9 miliardë euro nga kriza e borxhit të Greqisë

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Kreditë dhe obligacionet që Gjermania kishte blerë që nga viti 2005 për të ndihmuar Greqinë i sollën fitim Berlinit prej 2.9 miliardë eurosh, ka konfirmuar qeveria gjermane në përgjigje të kërkesës së parlamentarëve nga radhët e të Gjelbërve.

Ky është një fitim që rrjedh nga një seri e transaksioneve, duke përfshirë programin e mbyllur ndërkohë për tregun e letrave me vlerë, duke blerë programin për blerjen e obligacioneve, të cilin e kishte iniciuar Banka Qendrore Evropiane (BQE) në vitin 2010, ndërsa Gjermania dhe anëtarët e tjerë të eurozonës shmangën falimentimin e Greqisë.

Shuma gjithashtu përfshin 400 milionë euro në fitim nga Banka Gjermane e Zhvillimit të Shtetit KfW, e miratuar në vitin 2010.

Sven-Christian Kindler nga Partia e Gjelbër tha se fitimet për Gjermaninë garantuan një reduktim të borxhit për Greqinë. Ai gjithashtu shtoi se është e papranueshme që "qeveria federale korrigjon bilancin në buxhetin e miliarda të fituara mbi normat e interesit nga Greqia".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat